​Lëndimi i De Ligt, dalin ekzaminimet mjekësore

Ekzaminimet mjekësore të kryera për Matthijs de Ligt këtë mëngjes përjashtuan një dëmtim të muskujve, ka njoftuar skuadra e Juventusit.

Sport

03/03/2021 16:58

Mbrojtësi holandez nuk luajti në ndeshjen Juventus – Spezia të martën dhe u zëvendësua nga Gianluca Frabotta.

“Ekzaminimet mjekësore të Matthijs De Ligt të kryera sot në J Medical kanë përjashtuar dëmtimet e muskujve dhe gjendja e tij do të monitorohet dita ditës,” thuhet në deklaratën zyrtare të Juventusit.

Juventusi po përballet me një krizë dëmtimesh në mbrojtje pasi Giorgio Chiellini, Juan Cuadrado dhe Leonardo Bonucci janë të dëmtuar dhe Merih Demiral dhe De Ligt ishin mbrojtësit e vetëm në dispozicion përpara ndeshjes së mbrëmshme me Spezia, përcjellë KosovaPress.

Është ende e pasigurt për sa kohë De Ligt do të mbetet jashtë fushe, por Andrea Pirlo me siguri shpreson për një rikuperim të shpejtë pasi “zonja e vjetër” ka dy ndeshje vendimtare përpara.

Ata e presin Lazion në “Allianz Stadium” në Serie A të shtunën dhe luajnë me Porton në ndeshjen e dytë të fazës së 1/16 të fundit të Ligës së Kampionëve të martën.