Haradinaj takon Richardson: Kosova është përcaktuar për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur në takim Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim në zyrën e OKB-së në Kosovë.

Lajme

03/03/2021 16:43

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanë biseduar për sfidat që po kalon Kosova.

Postimi i plotë:

Takova sot znj. Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim në zyrën e OKB-së në Kosovë.

Biseduam për sfidat që po kalon vendi ynë dhe i shpreha mirënjohjen time për angazhimin e saj dhe ekipit kosovar të OKB-së.

Kosova është përcaktuar për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB që të zërë vendin e saj të barabartë me shtetet e tjera. RH /Lajmi.net/