Grenell: E rrezikshme – Kurti mendon se Izraeli është ngritur mbi krimin e mbështetur nga SHBA-të dhe Anglia

Ish-emisari i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell po vazhdon të kritikojë ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e kësaj partie, Albin Kurti.

Lajme

03/03/2021 16:35

Ai në një postim të fundit të tij në Twitter ku i referohet një komunikate të Lëvizjes Vetëvendosje (tashmë të fshirë), ku VV thotë se Izraeli është ndëruar mbi krimin e mbështetur nga SHBA-të dhe Anglia, Grenell thotë se është gjuhë e rrezikshme, shkruan lajmi.net.

“Albin Kurti dhe partia e tij besojnë se Izraeli u ndërtua duke bërë krime. Dhe thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar dhe Mbështetjes së Krimeve.”, tha Grenell.

“Kjo është gjuhë e rrezikshme për një aleat të SHBA-ve.”, tha më tutje ai duke e lidhur në postimin e tij edhe Këshilltarin e Lartë të Biden për Siguri Kombëtare Jake Sulliavn. 

Ky është postimi i tij:

Albin Kurti and his party VV believe Israel was built by committing crimes. And says the U.S. and the U.K. support this crime.

This is dangerous talk for a US ally. @jakejsullivan pic.twitter.com/lpxBIn2mYU

— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 3, 2021

Më herët gjatë ditës, Grenell ka shkruar se Kurti ka qenë edhe kundër ish-presidentëve të SHBA-ve si Bill Clinton, George Bush, Barack Obama e Donald Trump dhe se do të jetë edhe kundër Biden. /Lajmi.net/ 

Grenell: Kurti ishte kundër Clintonit në Rambuje, ai do jetë edhe kundër Joe Biden