Muriqi nuk arrin ta ndihmojë skuadrën, Lazio mposhtet nga Bologna
Lazio ka pësuar disfatë nga Bologna në kuadër të xhiros së 24-të të Serie A.
Sport
Ishte Immobile i cili humbi një penalti në min (17′) duke mos shfrytëzuar një mundësi të artë për Lazion në pjesën e parë të dalin në avantazh, transmeton lajmi.net
Mbaye shënoi në min (19′) për avantazhin e Bolognas. Skuadrat shkuan në pushime me rezultatin minimal në favor të Bolognas.
Në pjesën e dytë, Inzaghi bëri zëvendësime, njëra nga to ishte edhe Vedat Muriqi, i cili zëvendësoi Ciro Immobilen në min (65′).
Prizrenasi nuk arriti të bëjë ndryshimin në skuadër. Golin e dytë për Genoan e shënoi Sansone min (64′).
Tani me këtë humbje, Lazio rrezikon luftën për kualifikim në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/