Kujdes! Këto objekte i keni në shtëpi, por nuk ju ka shkuar në mend sa të rrezikshme janë

Lajmi i mirë është se një pastrim i thjeshtë me fshirëset e lagështa antibakteriale mund të çojnë në një ulje të konsiderueshme të papastërtisë.

Lifestyle

25/02/2021 11:17

Disa njerëz pastrojnë shtëpitë e tyre çdo ditë, disa një herë në javë, ndërsa të tjerë e pastrojnë shtëpinë pak nga pak çdo ditë, transmeton lajmi.net.

Në fakt disa objekte dhe vende është e domosdoshme që të pastrohen çdo ditë pasi janë shumë të rrezikshme për shëndetin.

Ja disa prej tyre:

1. Furçat e dhëmbëve

Grimcat e ushqimit mbesin në furçat e dhëmbëve çdo ditë. Gjithashtu, shumica prej nesh i mbajnë furçat e dhëmbëve të ekspozuar në banjë, duke lënë që fijet e tij të jenë burim i llojeve të shumta të baktereve. Kjo është arsyeja pse është më mirë të pastroni furçat e dhëmbëve çdo ditë.

2. Unazat

Nëse keni një unazë martese që nuk e hiqni asnjëherë, është mirë ta bëni pastrimin e saj në rutinën tuaj të përditshme. Studimet kanë zbuluar se duart e njerëzve që vendosin unaza kanë më shumë baktere sesa ato që nuk i vendosin.

3.Timoni

Pjesa e brendshme e makinave është një burim i madh i baktereve të dëmshme. Nëse nuk do ta  pastroni makinën tuaj çdo ditë, është më mirë të paktën të pastroni timonin e makinës tuaj tuaj para se ta prekni.

4. Dorezat e dyerve

Nëse ka një objekt që prekim çdo ditë me duart tona kur vijmë nga rruga, janë dorezat e dyerve. Ata mund të mbajnë me qindra mikroorganizma që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tonë.

5.Telekomanda

Një objekt tjetër që prekim çdo ditë është telekomanda. Studiuesit kanë gjetur maja, myk dhe baktere në këtë mjet shtëpiak, kështu që është më mirë të gjeni disa minuta në fund të ditës për ta pastruar atë.

6. Koka e dushit

Uji që rrjedh në kokën e dushit nuk do të thotë se vetëpastrohet. Bakteriet mund të rriten në të dhe nëse ju do të pini ujë ndërkohë që bëni dush, kjo është një ndër shkaqet kryesore të krijimit të infeksioneve në mushkëri.

7.Timoni

Pjesa e brendshme e makinave është një burim i madh i baktereve të dëmshme. Nëse nuk do ta  pastroni makinën tuaj çdo ditë, është më mirë të paktën të pastroni timonin e makinës tuaj tuaj para se ta prekni.

8.Tastiera

Ne përdorim kompjuterin çdo ditë, por tastiera ngaqë preket kaq shpesh, është burim i disa llojeve të baktereve. Lajmi i mirë është se një pastrim i thjeshtë me fshirëset e lagështa antibakteriale mund të çojnë në një ulje të konsiderueshme të papastërtisë.