Tuchel: Dëshiroja ta sjell Suarezin tek PSG

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka befasuar me deklaratën e tij para ndeshjes me Atletico Mardidin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

22/02/2021 15:52

Tuchel deklaroi në konferencën për shtyp para ndeshjes se ai kishte dashur që të sjellë Luis Suarezin në Paris Saint Germain gjatë kohës sa ishte trajner i parisienëve vitin e kaluar, transmeton lajmi.net.

“Të gjithë ishin të interesuar të nënshkruanin një nga lojtarët më të mirë në futbollin spanjoll. Ne e provuam dhe nuk mundëm. Suárez zgjodhi të qëndrojë në Spanjë dhe të shkojë në Atlético dhe atje ai po tregon atje edhe një herë cilësitë e tij”, tha Tuchel.

“Ai është një sulmues i lindur dhe Ai gjithmonë dëshiron të tregojë dëshirën e tij për të shënuar dhe asistuar. Ne i dimë cilësitë e tij dhe do të përpiqemi ta ndalojmë atë. Ndoshta ai do të ishte përshtatur mirë në Paris, por kjo është në të kaluarën tani”, përfundoi Thomas Tuchel./Lajmi.net/