Hudson-Odoi u zëvendësua vetëm 30 min pas inkuadrimit, Tuchel shpjegon arsyen përse

Chelsea nuk ka arritur të arkëtojë tre pikë ndaj Southamtonit në kuadër të xhiros së 25-të të Premierligës.

Sport

20/02/2021 21:36

Callum Hudson-Odoi është duke zhvilluar paraqitje të mira nën urdhërat e menaxherit të ri të Chelseat, Thomas Tuchel, pas periudhës stresuese që kishte anglezi nën drejtimin e Frank Lampard ku qëndronte zakonisht në bankën rezervë, transemton lajmi.net.

Por, në ndeshjen ndaj Southampton që barazoi Cheslea sot, Hudson-Odoi u inkuadrua në lojë në min (46′) vetëm për tu zëvendësuar në min (76′).

Kjo gjë bëri që mediat angleze të spekulonin në lëndimin e tij, por Thomas Tuchel hoqi të gjitha paqartësitë lidhur me rastin e tij.

“Ne futëm në lojë Hudson-Odoi por unë nuk isha i kënaqur me qasjen dhe energjinë e tij. Unë e hoqa atë nga loja sepse ne kërkojmë 100% nga lojtarët tanë, unë mendoj se ai nuk është në formën e duhur për të na ndihmuar tani”, tha Tuchel.

“Ishte një vendim i vështirë, por nesër harrohet dhe ai ka të gjitha mundësitë për të filluar kundër Atletico Madrid. Është një javë e rëndësishme, kështu që janë ndjenja të përziera për momentin, nuk do të jetë më e lehtë të shënosh kundër Atleticos”, tha gjermani.

Tuchel u pyet nëse tani Hudson Odoi është në rrezik të qëndrojë prap në bankën rezervë.

“Çdokush duhet ta kuptojë që unë marr vendime për të fituar ndeshje dhe nuk ka problem që ai të bëjë gabime, të ketë një lojë të keqe ose të humbasë, por nuk mund të na mungojë energjia e tij as 10% ose 5%. Nuk eshte e mundur”, përfundoi Thomas Tuchel.

Chelsea do të ndeshet me Atletico Madrid në mesjavë në kaudër të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/