Rama e quan koncertin e Kanye West investim për turizmin dhe ekonominë e Tiranës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas koncertit të artistit amerikan Kanye West, i mbajtur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi një videokartolinë nga atmosfera e koncertit, duke e cilësuar ngjarjen si një sukses të madh për imazhin turistik të Shqipërisë dhe për ekonominë e kryeqytetit.…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas koncertit të artistit amerikan Kanye West, i mbajtur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi një videokartolinë nga atmosfera e koncertit, duke e cilësuar ngjarjen si një sukses të madh për imazhin turistik të Shqipërisë dhe për ekonominë e kryeqytetit.
“Mirëmëngjes, dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye West, një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë Turistike po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit, ju uroj një të diel të bukur”, ka shkruar Rama në Facebook.
Sipas kryeministrit, koncerti mblodhi vizitorë nga 80 kombësi të ndryshme, duke e cilësuar atë si një ngjarje me ndikim pozitiv si në promovimin e vendit, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të Tiranës.