Simeones i ‘buzëqesh’ fati, i gatshëm për ndeshjen ndaj Chelsea me skuadër pothuajse të plotë
Pak ditë përpara ndeshjes të vlefshme për Ligën e Kampionëve ndaj Chelsea, Atletico Madrid ka marrë një lajm shumë të mirë.
Sport
Thomas Lemar, i cili ishte i infektuar me COVID-19, është shëruar dhe menjëherë është i gatshëm të fillojë stërvitjet, përjcell lajmi.net.
Francezi mungoi në tre ndeshjet e fundit të Los Colchonerëve, ku Atletico barazoi dy herë. Fillimisht ndaj Celta Vigos dhe së fundmi ndaj Levantes.
Lemar do të jetë i gatshëm për ndeshjen në kuadër të 1/16-tës së finales ndaj Chelsea.
Megjithatë, Yannick Carrasco i cili pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Levantes, nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm./Lajmi.net/