Dëbora zbardh edhe Lindjen e Mesme

Acari i pazakontë i këtij fillim viti ka mbërritur deri në Lindjen e Mesme.

Fun

18/02/2021 22:46

Dëbora zbardhi qytete që shquhen për dimër të butë, ku rrallë termometri bie nën Zero, ndër to edhe Jeruzalemi. Dendësia nuk ishte e madhe, por e mjaftueshme për të argëtuar banorët, që për herë të fundit kanë parë dëborë në qytetin e tyre në Dhjetor të 2013-s.

Dëbora zbardhi edhe territoret palestineze, Libanin e Jordaninë, por pa shkaktuar shumë dëme, përveçse vështirësive në qarkullimin rrugor. Ky vit është ndër të rrallët që dëborën e solli kaq pranë zonave ekuatoriale.