Biden thotë se çdo president i SHBA e ka telefonuar, përpos Trump

Të gjithë presidentët e mëparshëm të SHBA, që janë akoma të gjallë, e kanë telefonuar Biden, por njëri prej tyre duket se akoma po mbanë mëri.

Fun

17/02/2021 11:19

Joe Biden ka thënë të martën se ai deri më tani ka biseduar me të gjithë presidentët e gjallë të SHBA, përpos njërit, shkruan lajmi.net.

Ai gjithashtu ka thënë se ai nuk ka qenë kurrë më parë në Shtëpinë e Bardhë para mandatit të tij si President, edhe pse ka shërbyer dy mandate si zëvendëspresident më parë.

Ai ka ndarë detajet e eksperiencës së tij deri tani si president, në një interviste 75 prej minutash me CNN. Ai foli në lidhje me peshën që ka detyra e presidentit dhe gjithashtu kur u pyet rreth kontaktit me presidentët e mëparshëm, ai nuk dha shumë detaje për shkak të privatësisë.

Por ai tha se të gjithë presidentët pos njërit e kanë kontaktuar. Ai tha se ishin biseda private, por të gjithë e kapën telefonin për t’i dhënë këshillat e veta.

Jimmy Carter, Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama, të gjithë e kanë telefonuar. Të gjithë ishin edhe në ceremoninë e inaugurimit, përpos Jimmy Carter, i cili është mjaft i moshuar dhe kishte shqetësime rreth Covid-19.

Gjithashtu edhe në inaugurim Trump nuk kishte qenë prezent sepse refuzoi të pranoj humbjen e presidencës, shkruan lajmi.net.

Biden tha se nuk dëshiron të flas në lidhje me Trump, sepse për 4 vitet e fundit, gjithçka që kanë dëgjuar në lajme ka qenë Trump, dhe tani ai dëshiron që të përmenden të gjithë personat e suksesshëm amerikan.

Ai gjithashtu ka thënë se akoma është interesante për të që të jetoj në shtëpinë ku kanë jetuar të gjithë presidentët e SHBA, përpos presidentit të parë amerikan George Washington, sepse në atë kohë Shtëpia e Bardhë nuk ishte ndërtuar akoma.

Biden gjithashtu përgëzoi stafin e Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se janë shumë të zellshëm dhe sjellshëm, por ai nuk është mësuar akoma që dikush ta pres tek dera, të i veshë pallton dhe të sigurohet që ai ka gjithçka që i duhet.

Ai gjithashtu tregoi rutinën e tij të përditshme, pra gjëja e parë që bënë në mëngjes, është të pijë kafe me gruan e tij Jill, dhe më pas në ora 9 fillojnë telefonatat, takimet dhe punët e tjera. Ai kthehet në rezidencën e tij në ora 19. /Lajmi.net/