Kur do të rikthehen nga lëndimi Aguero dhe De Bruyne, tregon Guardiola

Manchester City është padyshim njëri nga klubet me formën më të mirë në të gjithë botën.

Sport

16/02/2021 15:17

Së fundmi, Pep Guardiola në një konferencë për shtyp ka komunikuar se janë afër rikthimit dyshja, Kevin de Bruyne dhe Sergio Aguero.

De Bruyne ishte lënduar në janar në ndeshjen ndaj Aston Villas dhe pritet të rikthehet në formacion startues shumë shpejt, transmeton lajmi.net.

Guardiola ka konfirmuar se Aguero është në listë për ndeshjen ndaj Evertonit, e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:15.

Në anën tjetër, De Bruyne pritet të rikthehet për super sfidën ndaj Arsenalit më 21 shkurt./Lajmi.net/