Avokatët e Shtëpisë së Bardhë drejtuar mbesës së Kamala Harris: Mjaft e përdore teton tënde që të krijosh biznes!

Meena Harris ka filluar të përdorë emrin e Kamala Harris për të krijuar një brend të veshjeve, pajisjeve elektronike etj.

Fun

15/02/2021 10:05

Avokatët e shtëpisë së bardhë i kanë bërë thirrje mbesës së Kamala Harris, Meena, që të ndaloj përdorimin e statusit të tetos së vetë për të krijuar një biznes, shkruan lajmi.net.

Mekna Harris ka krijuar një brend të veshjeve, videove, kufjeve dhe librave për fëmijë, duke përdorur emrin e Kamalas dhe pëlqimin që kanë njerëzit ndaj saj për të fituar klientë.

Ajo ka promovuar librin e saj “vajzë ambicioze” dhe produktet e saj në televizion, kur ajo u ftua si mbesa e Kamalas.

Një zyrtarë i Shtëpisë së bardhë tha se disa gjëra nuk mund të zhbëhen, mirëpo sjellja mund të ndryshoj.

Edhe pse 36 vjeçarja u kritikua, dhe iu shpjeguan rregullat që ajo duhet të ndjekë, ajo fluturoi për në inaugurim me një avion privat që u pagua nga një donator i kampanjës, dhe ndau në Instagram fotografitë e udhëtimit.

Mekna Harris është një avokate e shkolluar në Harvard, dhe nisi kompaninë e saj të rrobave para 4 viteve.

Rrobat e saj zakonisht janë veshur nga fytyrat publike, mirëpo tani ajo po përpiqet që të përdorë emrin e Kamala për të krijuar më shumë popullaritet për brendin e saj.

Mirëpo tani që Kamala është zëvendëspresidente, Meena është dashur të ndaloj plotësisht shitjen e produkteve duke përdorur emrin e tetos së vet. /Lajmi.net/