Përfundon numërimi në Dragash, dallim i ngushtë midis LVV-së e PDK-së
Në komunën e Dragashit janë numëruar 100 për qind e votave dhe Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar një fitore të lehtë.
Lajme
15/02/2021 00:53
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë ka 24,46 për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës 23,56 për qind të tyre, shkruan lajmi.net.
Tutje, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 19,63 për qind të votave.