Arrestohet i dyshuari për disa vjedhje në Pejë, ndalohet për 48 orë
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për kryerjen e veprave penale “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje” në Pejë. Sipas policisë, rastet kanë ndodhur në periudhën nga 19 prilli deri më 25 prill 2026, në lokacione të ndryshme, ku janë raportuar disa vjedhje të rënda. Në këto raste, janë vjedhur…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për kryerjen e veprave penale “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje” në Pejë.
Sipas policisë, rastet kanë ndodhur në periudhën nga 19 prilli deri më 25 prill 2026, në lokacione të ndryshme, ku janë raportuar disa vjedhje të rënda. Në këto raste, janë vjedhur rimorkio, pajisje për pastrim të automjeteve, mjete pune dhe derivate të naftës.
Pas një pune intensive hetimore, më 27 prill 2026, hetuesit e stacionit policor në Pejë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin, i cili dyshohet se qëndron pas këtyre rasteve.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas është ndaluar për 48 orë.
Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Lajmi.net/