Zbulohet identiteti i votuesit që vdiq sot në Kosovë, në qendër të votimit!

Një i moshuar ka ndërruar jetë teksa ishte duke votuar në shkollën e fshatit Biqec të Komunës së Kaçanikut.

Lajme

15/02/2021 00:15

May be an image of 1 person and outdoors

Mësohet se bëhet fjalë për Shefket Fugën, i cili kishte ardhur nga Shkupi për të votuar.

I ndjeri ishte 81 vjeçar, i cili sipas dëshmitarëve ka qenë në gjendje të mirë, ndërkaq ka vdekur brenda qendrës së votimit.

Ai ishte i shoqëruar nga djali i tij.