Arsenali përgatit rinovimin e kontratës për yllin e skuadrës

Qendërmbrojtësit David Luiz pritet t'i ofrohet rinovimi për një vit nga Arsenali.

Sport

14/02/2021 22:26

“Topçinjtë” janë duke ndërtuar skuadër të bukur me talentë si Bukayo Saka, Emile Smith Roëe dhe Gabriel Martinelli, mirëpo trajneri Mikel Arteta dëshiron t’i mbajë në skuadër edhe lojtarët me më shumë eksperiencë, përcjellë lajmi.net.

Sipas Independent, Arteta ka parë influencën e brazilianit te lojtarët e rinj, andaj ka kërkuar nga klubi që t’i rinovohet kontrata.

Kontrata e Luiz skadon gjatë verës, por është i hapur që të mbetet edhe një vit në “Emirates”.

Nga ana tjetër, Luiz është në formacionin bazë të Artetas dhe kjo është tjetër përparësi që Arsenali ta mbajë se paku deri në verën e vitit 2022./Lajmi.net/