Atletico Madrid fiton ndaj Granadas, gjithmonë e më afër titullit

Klubi i Atletico Madrid duket se nuk ka ndonjë kundërshtarë që mund t'i ndalë drejt garës për titull, ata së fundmi kanë fituar 2-1 ndaj Granadës.

Sport

13/02/2021 15:53

Pas golave të Marcos Llorente 63’ dhe Angel Correa 75’, Los Colchoneros kanë arritur që të rikthehen te fitorja pasi barazuan 2-2 ndaj Celta Vigos javën e kaluar.

Skuadra e Diego Simeones tregoi shpirt luftarak duke luftuar deri në fund të ndeshjes dhe kësisoj fitoi në fund, shkruan lajmi.net.

Me këtë fitore, Atletico Madrid tani ka 54 pikë dhe është tetë pikë larg përcjellësit më të afërt, Real Madrid.

Në anën tjetër, Granada është e renditur në pozitën e tëtë me 30 pikë./Lajmi.net/