Vritet një 23 vjeçar dhe plagosen 2 persona në Mitrovicë
Një 23 vjeçar është vrarë sonte në Mitrovicë dhe tre persona të tjerë janë plagosur me armë zjarri.
Lajme
Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Sonte rreth orës 22:20, policia ka marrë informacion për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit janë plagosur tre persona, si pasojë njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor.”, sqaron policia. /Lajmi.net/