Punëtorët e Trafikut Urban të Prishtinës paralajmërojnë protestë më 1 Maj

Punëtorët e Trafikut Urban në Prishtinë do të mbajnë protestë më 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me kushtet e punës dhe trajtimin institucional. Njoftimi është bërë nga përfaqësuesi i sindikatës, Shaip Selmani, i cili u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve që t’i bashkohen protestës, e…

Lajme

29/04/2026 12:27

Punëtorët e Trafikut Urban në Prishtinë do të mbajnë protestë më 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me kushtet e punës dhe trajtimin institucional.

Njoftimi është bërë nga përfaqësuesi i sindikatës, Shaip Selmani, i cili u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve që t’i bashkohen protestës, e cila do të mbahet në orën 12:00.

Sipas njoftimit, qëllimi i protestës është ngritja e shqetësimeve dhe kërkesave të punëtorëve, përfshirë përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e mirëqenies dhe respektimin e të drejtave të tyre të garantuara.

Punëtorët pritet të artikulojnë kërkesat e tyre përmes kësaj proteste, duke kërkuar më shumë vëmendje dhe zgjidhje konkrete nga institucionet përgjegjëse. /Lajmi.net/