Solskjaer dëshiron me çdo kusht të sjellë mbrojtësin e Realit në Old Trafford

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, dëshiron më çdo kusht të përforcojë mbrojtjen e “Red Devils”.

Sport

12/02/2021 09:43

Ole Gunnar Solskjaer dëshiron me çdo kusht të gjejë partnerin ideal për Harry Meguire, transmeton lajmi.net.

Solskjaer është duke eksperimentuar në mbrojtje, duke futur Lindelof dhe Bailly në partneritet me Meguire, por ai ka një dëshirë dhe në mendje një mbrojtës i cili do të ishte partneri përfekt i anglezit.

Ëndrra e norvegjezit thuhet të jetë mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane.

Sipas “Forbes”, Varane është dëshira personale e Solskjaer në fund të sezonit.

Reprezentuesi francez është pjesë e Realit që nga viti 2011, kur e anashkaloi Alex Fergusonin për të luajtur nën Jose Mourinhon. Që nga atëherë ai ka fituar çdo titull të mundshëm në Santiago Bernabeu, tre La Liga dhe katër Liga të Kampionëve./Lajmi.net/