Chelsea me shumë mund arrin të kalojë në çerekfinale të FA Cup

Chelsea ka triumfuar ndaj Barnsleyt  me shumë mund për të arritur në çerekfinale të FA Cup.

Sport

11/02/2021 22:52

“The Blues” kanë arritur në çerekfinale të FA Cup ku i pret skuadra nga Premierliga, Sheffield United, transmeton lajmi.net.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, këtë ndeshje, menaxheri Thomas Tuchel kishte bërë ndryshime në skuadër.

Në pjesën e dytë, pas disa zëvendësimeve, ishte Tammy Abraham i cili zhbllokoi rezultatin në minutën (64’) pas një asistimi nga Reece James.

Ky gol i mjaftoi Chelseat të triumfojë dhe të sigurojë çerekfinalen në FA Cup.

Kjo është fitorja e katërt radhazi e Thomas Tuchel që nga barazimi ndaj Wolverhampton Wanderers, ndeshje në të cilën u emërua si menaxher i Chelseat./Lajmi.net/