Vetaksident në Istog, vetura godet një shtyllë elektrike – një person i lënduar

Një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Gurrakoc të Istogut, ku një person ka mbetur i lënduar pasi vetura që drejtonte ka goditur një shtyllë elektrike. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës 11:20 policia ka pranuar informatën se në fshatin Gurrakoc ka ndodhur një…

Lajme

12/07/2026 12:36

Një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Gurrakoc të Istogut, ku një person ka mbetur i lënduar pasi vetura që drejtonte ka goditur një shtyllë elektrike.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 11:20 policia ka pranuar informatën se në fshatin Gurrakoc ka ndodhur një vetaksident. Një veturë e ka goditur shtyllën elektrike, me ç’rast një person ka pësuar lëndime trupore. Është dërguar për trajtim në Emergjencë”, tha Gashi.

Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po merren me zbardhjen e rrethanave të rastit. /Lajmi.net/