Dortmund në telashe të mëdha financiare, në ‘rrezik’ yjet e skuadrës
Jadon Sancho është një nga tetë yjet e Borussia Dortmund që mund të largohen nga klubi në verë, në qoftë se gjigandët gjermanë nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Sport
Dortmund kishte refuzuar ofertën e Manchester United prej 100 milion eurove për Sanchon dhe tani duket se do të pendohen për këtë gjë, shkruan lajmi.net.
Sipas gazetës gjermane WAZ, Sancho mund të transferohet në Old Trafford në verë për shkak të gjendjes aktuale financiare të Dortmund, dhe një ofertë prej rreth 100 milion € do të ishte e mjaftueshme për të nënshkruar me të.
Ekipi verdhë e zinj kanë humbur 26 milion të ardhura nga TV, si dhe kanë mungesë të parave për shkak se nuk është shitur asnjë biletë. Një fillim i dobët i sezonit i ka përkeqësuar ata edhe më shumë, pasi mund të humbasin edhe 75 milion euro nëse nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Dortmund aktualisht është në vendin e gjashtë, katër pikë larg top 4-shes, që do të thotë se presioni është mbi yjet e tyre për të kërkuar një vend në turneun më të madh të Evropës gjatë gjysmës së dytë të sezonit./Lajmi.net/