“Ultimatum” për Gatusson, ndeshja ndaj Juventus mund të jetë e fundit si trajner i Napolit

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, nuk e dinë nëse ndeshja ndaj Juventusit do të jetë e fundit për të në krye të Napolit.

Sport

11/02/2021 10:41

Së fundmi, Napoli është eliminuar nga gara për Coppa Italia, pasi humbi 3-1 ndaj Atalantës, shkruan lajmi.net.

Raportime të ndryshme nga Italia bëjnë të ditur se ndeshja ndaj Juventusit mund të jetë e fundit për Gatusson si trajner i Napolit.

“Nuk e di, ju duhet ta pyesni klubin. Kapiteni i anijes jam unë , por kur gjërat shkojnë keq sigurisht që edhe kapiteni duhet të paguajë”, u shpreh ai.

Tutje ai tha se kërkon besim nga klubi pasi është duke punuar shumë me lojtarët.

“Unë jam trajner, kjo shkon këshu. Nuk do të jem as i pari e as i fundit që do të largohem, por më duhet ta çojë punën deri në fund”, përfundoi ai./Lajmi.net/