Me një dominim total, Man City mbyll pjesën e parë me avantazh ndaj Swansea
Me rezultat minimal 1-0 është mbyllur pjesa e parë mes Manchester Cityt dhe Swansea City.
Sport
Goli i Kyle Walker i shënuar në minutën e 30-të, i ka dhënë qetësi ekipit të drejtuar nga Pep Guardiola, shkruan lajmi.net.
Në këtë pjesë të parë, u pa një dominim total nga ana e Citizens, sikurse në pjesën e posedimit të topit por edhe në krijimin e rasteve.
Në këto 45 minuta, raste të mira shënimi për gol patën edhe Gabriel Jesus dhe Ferran Torres, mirëpo të dy dështuan të shënojnë.
Fituesi i kësaj ndeshje do të kualifikohet për çerekfinale të FA Cup./Lajmi.net/