Albin Kurti: Me 14 shkurt, ndahet shapi prej sheqerit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bashkë me bashkëpunëtorë të tjerë të partisë kanë qëndruar sot në Prizren.

Lajme

10/02/2021 18:15

Pas kësaj, Kurti tha se fytyra të mbushura me shpresë sot kanë vërshuar rrugët dhe sheshet e Klinës dhe Prizrenit.

Tutej Kurti shtoi se shpresa e tyre është tek 14 shkurtit, drejt referendumit gjithëpopullor

“Fytyra të mbushura me shpresë sot kanë vërshuar rrugët dhe sheshet e Klinës dhe Prizrenit.Krejt shpresën e kanë te 14 shkurti, drejt referendumit gjithëpopullor, kur do të ndahet “shapi prej sheqerit”, qeverisja e keqe që po shkon nga mirëqeverisja që po rikthehet. Nuk do të qeverisim nga inati apo për hakmarrje. Do të shërbejmë nga detyra dhe besimi, sipas programit dhe me ligj”, shtoi Kurti.

Gjithashtu Albin Kurti theksoi se me dalje masive dhe përkrahje të Vetëvendosjes, një herë e mirë Kosovën po e sjellin në binarë të drejtë të progresit.

“Me dalje masive dhe përkrahje listës së Lëvizjes me numër 127, një herë e mirë i japim fund avazit të vjetër dhe krejt Kosovën tonë e sjellim në binarë të drejtë të progresit”./Lajmi.net/