Klubi Interit i del në mbrojtje Contes pas përleshjes në ndeshjen ndaj Juventusit

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi është duke mbrojtur trajnerin e tyre Antonio Conte duke thënë se ai ishte fyer nga lojtarët dhe drejtorët e Juventusit para se trajneri t'u tregonte gishtin e mesëm.

Sport

10/02/2021 16:42

Conte dhe Andrea Agnelli u përleshën gjatë Juventus dhe Inter natën e kaluar, shkruan lajmi.net.

Conte i kishte treguar atij dhe pjesës tjetër të drejtorëve të Juventusit gishtin e mesëm në pushimin e pjesës së parë.

La Gazzetta dello Sport pretendojnë se trajneri bëri atë gjest sepse ai ishte fyer nga lojtarët dhe drejtorët e Juventusit para ndeshjes dhe gjatë pjesës së parë.

Leonardo Bonucci ishte në stol mbrëmë dhe i tha Conte ‘të respektojë gjyqtarin’, pasi tekniku apeloi për një goditje dënimi.

Conte tha në fund të lojës Juventus “duhet të jetë më i sjellshëm” duke shtuar “zyrtari i katërt dëgjoi dhe pa atë që ndodhi gjatë gjithë ndeshjes.”/Lajmi.net/