Kurti thotë se nuk do të ketë punësime të kushërinjve, harron që Agim Bahtrir e ka “kapur” moti Mitrovicën
Albin Kurti gjatë fushatës kishte deklaruar se nuk do të ketë më punësime të kushërinjve, madje kishte thënë se familjarët janë vetëm për dasma dhe ahengje private.
Lajme
Mirëpo, në Komunën e Mitrovicës, kryetar i së cilës është Agim Bahtiri i Vetëvendosjes, institucionet, Drejtoritë dhe Ndërmarrjet Publike komunale janë “kapur” nga familjarë e kushërinj të kryetarit dhe nënkryetarit të komunës.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Omni Sport”, Sami Zeka është kushëri i Agim Bahtirit. Kushëri i tij është edhe drejtori i Shkollës Fillore “Abdullah Shabani”, Nazmi Beka. Ndërsa, kushëriri tjetër i Bahtirit, Besnik Beka e udhëheqë Drejtorinë e Urbanizmit.
Drejtori Shërbimeve Publike në Mitrovicë, Naser Muja është babai i gruas së djalit të Agim Bahtirit, njëherësh edhe kushëri i kandidatit të VV-së për deputet, Armend Muja.
Ndërkaq, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka ka punësuar gruan e djalit, Elda Ahmeti Mujka si kostumografe në Teatrin e Qytetit, ndërsa gruan e vëllaut në Ndërmarrjen Publike “Stacioni i Autobusëve”