Strakosha i hapur për kalimin në Bundsligë: Ligë shumë interesante, do ishte ndalesë e mirë për mua
Portieri i Lazios, Thomas Strakosha ka hapur mundësinë që në të ardhmen të transferohet në Bundesligë.
Sport
Shqiptari ka humbur pozitën nën urdhrat e Simeone Inzaghit, duke zhvilluar vetëm tetë ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, transmeton lajmi.net.
25-vjeçari doli pozitiv me COVID-19 në nëntor dhe që nga ajo kohë Reina ka qenë titullar për gjigantin italian.
“Jam i hapur për sfida të reja. Roma është si shtëpi e dytë për mua, por Bundesliga është mjaftë interesante, do ishte ndalesë e mirë për mua”, u shpreh ai.
Strakosha është te Lazio që nga viti 2016 dhe ka zhvilluar 174 ndeshje në të gjitha garat./Lajmi.net/