Chelsea dhe Manchester United nuk mund t’i zhvillojnë ndeshjet evropianë në Spanjë
Faza e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës do zhvillohet javën tjetër, por ka disa rregulla të reja nga pandemia e COVID-19.

Sport
Klubet spanjolle Atletico Madrid dhe Real Sociedad me shumë mundësi ndeshjet e tyre si vendas ndaj Chelsea, respektivisht Manchester Unitedit nuk do zhvillohen në shtëpinë e tyre, transmeton lajmi.net.
Kjo, sepse Spanja vazhdon të ndalojë udhëtimet nga Anglia dhe nuk ka asnjë përjashtim as për sportet, që detyron klubet të shohin alternativat.
Sipas Diario AS, në Poloni, me saktësisht në Warsaw do zhvillohet ndeshja mes Atleticos dhe Chelseas, derisa në stadiumin e Juventusit, do zhvillohet sfida Soceidad – United.
Dy klubet duhet të informojnë UEFA-n të hënën e ardhshme për stadiumet në të cilat do zhvillohen ndeshjet.
Ndërsa, ndeshjet kthyese do zhvillohen ën Angli, ashtu siç janë paraparë./Lajmi.net/