Shpërthen Mustafa, i fyen ata që kritikojnë LDK-në, i quan kënaçe politike

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia, të cilën e drejton garon të dalë e para, garon të qeverisë me vendin.

Lajme

08/02/2021 17:38

Sipas tij, në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dinë është të bëjnë zhurmë.

Mustafa ka fyer kundërshtarët dhe ata që po e kritikojnë partinë e tij në studio televizive.

Ai përmes një postimi në facebook, ka thënë se ata janë të porositur dhe se nuk i njeh kush pos disa portaleve.

Postimi i plotë i Mustafës:

LDK garon të dal e para, garon të qeverisë me vendin.

Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut me njohje reciproke; vazhdimin e fuqishëm të luftës kundër pandemisë; heqjen e vizave.

Dorëzimi para pseudoanalistëve, “profesorëve” nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa portaleve, nuk është veçori e LDK-së.

Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj.

Qytetarë na japin votën e tyre që të qeverisim, jo të qëndrojmë në opozitë.

Në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dijnë është të bëjnë zhurmë. IM /Lajmi.net/