Aston Villa kthehet te fitorja, Arsenali mbetet prapa
Aston Villa ka arritur që me rezultat minimal 1-0 të mposhtë Arsenalin
Sport
Ndeshja u karakterizua me dominim të Arsenalit, mirëpo goli i hershëm i Watkins 2’, rezultoi që në fund Luanët të marrin pikët e plota, shkruan lajmi.net.
Gunners në anën tjetër, përkundër faktit që patën disa raste në ndeshje nuk arritën t’i konkretizojnë ato.
Pas kësaj fitore, Aston Villa është ngritur një pozitë më lartë (në vendin e tetë), ndërsa Arsenali ka mbetur prapa në pozitën e 10-të.
Në këtë ndeshje, pati disa minuta edhe për Martin Odegaard, i cili pati një rast shumë të mirë në minutat e fundit të ndeshjes./Lajmi.net/