Shqiptohen mbi 500 gjoba ndaj shkelësve të masave antiCOVID

Policia e Kosovës ka publikuar numrin e gjobave të shqiptuara ndaj qytetarëve në 24 orët e fundit.

Lajme

06/02/2021 11:39

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, thuhet se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar mbi 1 mijë e 200 tiketa për të gjithë ata që nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut.

Ndërsa, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 532 gjoba ndaj atyre që i kanë shkelur masat antiCOVID.