Nuk ia del Arsenali, humb apelin për kartonin e kuq të Luizit

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, David Luiz u ndëshkua me të kuq në humbjen ndaj Wolves.

Sport

04/02/2021 16:57

Arsenali nuk ishte i të njëjtit mendim dhe e apeloi vendimin, por nuk ia kanë dal të fitojnë, transmeton lajmi.net.

Klubi përmes një komunikate konfirmoi se përpjeka ishte e pasuksesshme dhe vendimi për kartonin e kuq do mbetet.

Kjo nënkupton që Luiz do jetë i suspenduar për ndeshjen e radhës kundër Aston Villas.

Pos tij, do mungojë edhe portieri Bernd Leno që gjithashtu u ndëshkua me të kuq ndaj Wolves./Lajmi.net/