Atletico Madrid konfirmon një tjetër lojtar të infektuar me COVID-19
Atletico Madrid ka konfirmuar se transferimi i ri, Moussa Dembele, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sport
Një krizë me virusin COVID-19 duket se ka goditur klubin e Diego Simeones, të cilët janë duke kaluar në një formë shumë të mirë.
Yannick Carrasco, Mario Hermoso dhe Joao Felix janë gjithashtu në karantinë për arsye se janë të infektuar gjithashtu.
“Lojtari ynë ka rezultuar pozitiv dhe është duke ndjekur gjithë protokollet e COVID-19, duke u izoluar në shtëpi”, njoftuan përmes një komunikate për shtyp klubi i Atletico Madrid./Lajmi.net/
Nuestro jugador @MDembele_10 ha dado positivo por COVID-19; se encuentra aislado en su domicilio cumpliendo las recomendaciones de las autoridades sanitarias y del protocolo de @LaLiga.https://t.co/JQa1H0Bj0p
— Atlético de Madrid (@Atleti) February 4, 2021