Çfarë thonë ato skicat e rastësishme që bëni për juve

Ato kanë një kuptim, edhe nëse ju nuk jeni plotësisht të vetëdijshëm.

Fun

03/02/2021 09:59

A e keni menduar ndonjëherë pse i bëni ato skicat kur flisni me dikë në telefon, ose në një mbledhje apo orë mësimi? Ato në fakt tregojnë shumë për personalitetin tuaj dhe motivet, shkruan lajmi.net.

Kur skiconi, lapsi në dorën tuaj drejtohet nga mendja e pavetëdijshme, që mbanë të gjitha mendimet dhe sekretet tuaja që kontrollojnë sjelljen. Këtu kemi përmbledhur disa prej tyre dhe kuptimet.

Figurat e njeriut –  figurat e thjeshta të njerëzve tregojnë se jeni të pasigurt në vete dhe po përpiqeni të shmangni përgjegjësitë. Të vizatoni figura të thjeshta si njerëz shkopinj, do të thotë se jeni të paqëndrueshëm emocionalisht, dhe ndjeheni se duhet të izoloheni.

Sytë – nëse vazhdimisht e gjeni veten duke vizatuar sy, ka disa kuptime. Nëse vizatoni sy të mëdhenj, jeni një person i hapur. sytë e fiksuar diku tregojnë se ju ndjeheni sikur po iu vëzhgojnë, nëse janë sytë janë të mbyllur, ju nuk doni të njihni vetën.

Nënshkrimi juaj – personat që vazhdimisht bëjnë nënshkrimin e vetë pavetëdije do të thotë se janë egocentrik dhe arrogant, shkruan lajmi.net. Nëse e bëni pa menduar, gjatë një bisede apo duke u përpjekur të zgjidhni një problem, tregon se për juve, bota sillet rreth juve.

Kafshët – kafshët simbolizojnë atë që e shihni veten. Ju do të vizatoni kafshë që mendoni se iu përshtaten ose doni të përshtateni me to. P.sh. dhelpra d.m.th. se doni të bëni diçka dinake. Ketri do të thotë se keni nevojë për mbrojtje. Luani tregon se ndjeheni superiorë ndaj të tjerëve.

Katrorët, diamantet dhe figurat gjeometrike – keni qëllime të qarta dhe të definuara. Jeni kokëfortë dhe insistues. Jeni shumë të kujdesshëm dhe mendoni shumë.

Shigjetat – ato simbolizojnë një vektor të jetës. Nëse shigjeta është lart, ju mendoni për të tjerët. Nëse është poshtë, jeni të fokusuar ndaj vetës. Nëse shigjeta është majtas, ju mendoni për të kaluarën. Nëse është djathtas ju po mendoni për të ardhmen.

Yjet – doni të jeni në qendër të vëmendjes, doni të gjithë të të shikojnë kur hyni në dhomë. Por nëse e shmangni ti vizatoni ne qendër, mund të jetë shenjë që vuani nga depresioni.

Lulet, retë dhe dielli – këto simbole tregojnë se ju jeni të kënaqur me veten dhe të ardhmen. Jeni pozitiv dhe në disponim të mirë.

Kryqet – ju ndjeheni fajtorë për diçka që keni bërë, shkruan lajmi.net.

Shtëpitë dhe kutitë – format simetrike thonë se e doni rregullin dhe planifikoni gjërat. E dini saktë se çfarë doni nga jeta.

Tabelat e shahut – jeni në një situatë të parehatshme. Nëse i vizatoni vazhdimisht, ka gjasë se jeni duke u përballur me ndonjë problem të fshehur.

Hoje të bletës – keni qëllim të mbani paqe dhe harmoni në jetën tuaj, gjithashtu jeni gati të filloni një familje.

Spirale – kjo tregon se zgjidhni shumë probleme në kokën tuaj pa ndihmën e askujt. Mund të jetë shenjë se jeni gjeni.

Rrathë dhe unaza – kjo tregon se keni nevojë të ndjeheni të përfshirë. Ndjeheni vetëm dhe mendoni se nuk iu duan shumë. Kjo mund të jetë shenjë e depresionit ose se jeni introvert. /Lajmi.net/