Conte pas ndeshjes: Juventus mezi krijoi ndonjë gjë, merituam fitoren

Antonio Conte këmbëngul se Interi domino ndeshjen e parë në gjysmëfinalen e Coppa Italia.

Sport

02/02/2021 23:51

Neroazurët kaluan në epërsi përmes Lautaro Martinez, por një penallti për tërheqjen e bluzës së Ashley Young ndaj Juan Cuadrado bëri që Juventus të fitojë një penallti dhe ta konkretizojë atë përmes Cristiano Ronaldos.

“Ne duhet të jemi më tëpamëshirshëm, pasi krijuam aq shumë është dashur t’i konkretizojmë ato shanse kundër një skuadre si Juventus”, tha Conte i irrituar për RAI Sport.

“Performanca ishte e shkëlqyeshme, ishte vetëm rezultati që ishte negativ. Është vërtet zhgënjyese, sepse meritonim shumë, shumë, më shumë se rezultati përfundimtar.

“Juventus mezi krijoi ndonjë gjë dhe nuk më kujtohet që Samir Handanovic të bënte pritje. Po të mos i kishim bërë ato dy gabime do të fitonim”, u shpreh ai.