Albin Kurti mirëpret vendosjen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.
Lajme
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se shpreson që të punojnë së bashku në thëllimin e marrëdhënieve politike, ekonomike e kulturore.
“E mirëpresim lajmin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit. Ne shpresojmë të punojmë së bashku në thellimin e marrëdhënieve tona politike, ekonomike dhe kulturore”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/
We welcome today’s good news of diplomatic relations now established between the Republic of #Kosova and the State of #Israel.
We look forward to work together in deepening our political, economic and cultural relations.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 1, 2021