Vrasja e Albert Krasniqit, xhaxhai i tij: Zemren na ke thy o Albi

Tri ditë pas vdekjes së biznesmenit prishtinas, Albert Krasniqi, axha i të ndjerit Ismet Krasniqi  ka shkruar një mesazh prekës për të në rrjetin social “Facebook”.

Lajme

30/01/2021 10:35

“Ah Nipi jem po vështirë me shkru për ty,zemrën na ke thy o Albi Zoti te shpërbleftë me xhehnet oj zemra jem. Do të jemi me zemër të thyer deri sa të takohemi në botën e ahiretit!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që dyshohet se Albert Krasniqi u vra nga babai i tij, Skender Krasniqi.

Sipas mbrojtjes së Krasniqit, vrasja e Albertit ishte aksidentale.

Në ndërkohë ndaj Skënder Krasniqit është vendosur masa e paraburgimit për një muaj.

Ndaj tij rëndon akuza për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Ah Nipi jem po veshtir me shkru per ty?,zemren na ke thy o Albi? Zoti te shperbleft me xhemet oj zemra jem, do te jemi me zemer te thyer deri sa te takohemi ne boten e ahiretit??!

Posted by Ismet Krasniqi on Saturday, January 30, 2021