Atletico Madrid tregon synimin e Atletico Madrid këtë sezon, nuk është La Liga
Portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak, ka zbuluar ambiciet e tij për ta fituar Ligën e Kampionëve me Diego Simeonen.

Sport
Los Colchoneros janë duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme në La Liga këtë vit, duke qenë të parët dhe larg përcjellësve më të afërt.
Ata do të luajnë me Chelsean në kuadër të 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve, ku Simeone do mundohet me gjithë forcat e tij të vazhdojë përpara.
Reprezentuesi Slloven dëshiron që qasja e Atleticos ndaj Ligës së Kampionëve (sidomos në finale) të ndryshojë, transmeton lajmi.net
“Në Ligën e Kampionëve kam pësuar humbjet më të këqija që mbaj mend,” tha ai në një intervistë me Mundo Deportivo.
“Nuk do të kishte asgjë më të bukur sesa ngritja e një trofeut të Ligës së Kampioënve me Atletico”.
Oblak ka luajtur një rol kryesor në fillimin e shkëlqyeshëm të Atleticos për këtë sezon, ku nga 18 ndeshje të zhvilluara ai ka 11 porta të pastërta./Lajmi.net/