Apple me kontroll të ri të sigurisë: Aplikacionet nuk do mund të iu përgjojnë më
Të gjitha aplikacionet përdorin një sistem të gjurmimit dhe informacionet personale për të përshtatur sistemin e reklamave me interesat tuaja.
Auto & Tek
Apple ka thënë se në pranverë do të filloj t përdoret një sistem i ri i kontrollit të privatësisë së përdoruesve të iPhone, raporton lajmi.net.
Ky ndryshim vjen pasi që Apple planifikon të ruaj privatësinë e përdoruesve në atë mënyrë që Facebook dhe aplikacione të tjera që përdorin informacionet personale të njerëzve për të mbushur formularë që ndihmojnë të bëhen shitje të reklamave të mos mund ta bëjnë më këtë pa aprovimin e përdoruesit.
Të gjitha aplikacionet që keni në telefonin tuaj përdorin sistem gjurmimi dhe gjithashtu informacionet tuaja personale dhe i shesin ato për kompanitë e marketingut, në atë mënyrë që secila reklamë që iu shfaqet juve në rrjete sociale të përshtatet me interesat tuaja, duke rritur gjasat që ju të jeni të interesuar në atë reklamë.
Mirëpo me përditësimet që do të bëhen këtë pranverë, asnjë aplikacion nuk do t mund ta bëjë më këtë, pa e dhënë ju konsentin tuaj për përdorimin e informacioneve tuaja personale.
Apple nuk ka dhënë një datë specifike se kur do të bëhen azhurnimet, por ka thënë se App Tracking Transparency do të bëhet e përdorshme në fund të marsit ose fillim të prillit.
Apple e ka pasur këtë opsion të gatshëm tash e pak kohë, por ata janë duke iu dhënë kohë aplikacioneve që të përshtaten me rregulloren e re.
Analistët kanë pritshmëri se një numër i madh i përdoruesve nuk do të pajtohet me shfrytëzimin e informacioneve të veta personale për marketing.
Facebook ka reaguar për këtë ndryshim, duke thënë se Apple nuk po e bënë këtë për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve të vetë, por po e bënë për të larguar konkurrencën e tregut. /Lajmi.net/