ZYRTARE: Odegaard huazohet në Arsenal

Martin Odegaard ka zyrtarizuar transferimin e tij në Arsenal.

Sport

27/01/2021 12:44

Martin Odegaard është transferuar në Arsenal në formë të huazimit nga Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Mesfushori norvegjez u bashkohet menjëherë bashkëlojtarëve të rinj pasi nënshkroi kontratë të huazimit për gjashtë muaj me Gunners.

22 vjeçari kishte biseduar me drejtorin teknik Edu, menaxherin Mikel Arteta dhe bashkëlojtarin e tij po ashtu në huazim nga Real Madrid, Dani Ceballos para se të vendos të kalojë tek Arsenal. /Lajmi.net/