Ish-zëvendëspresidenti i SHBA është i pastrehë, dhe po qëndron në shtëpitë e politikanëve

Mike Pence ka jetuar në shtëpi të cilat janë siguruar nga shërbimi akomodimit publik prej 8 vitesh.

Fun

27/01/2021 09:26

Zëvendëspresidenti i kaluar i SHBA Mike Pence, nuk ka një shtëpi të përhershme tani që ka lëshuar shtëpinë e zëvendëspresidentit të SHBA, shkruan “Independent”.

Gjatë lamtumirës në shtëpinë e bardhë, Pence tha se ai do të kthehet në shtëpinë e tij në Indiana verës, por nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme se ku do të vendosej me gruan e tij deri atëherë, transmeton lajmi.net.

Tani, ish-zëvendëspresidenti me gruan e tij duket se po qëndrojnë në shtëpitë e zyrtarëve shtetërorë në Indiana, duke lëvizur nga njëri tek tjetri me radhë.

Një burim tha për mediat se familja Pence janë duke qëndruar për momentin janë duke qëndruar në kabinën e pushimeve të guvernatorit të Indiana, Eric Holcomb.

Mirëpo dy republikan që janë miq të mirë të Pence kanë thënë se ai me gruan e tij po qëndrojnë në Columbus në shtëpinë e vëllait të Pence.

Pence është rritur në Columbus, dhe që prej 8 vitesh nuk ka pasur një shtëpi në Indiana, transmeton lajmi.net. Ai u zgjodh si deputet nga vitet 2001 deri 2013, dhe më pas u bë guvernatorë në vitin 2013 deri 2017.

Gjatë periudhës si guvernatorë ai jetoi në shtëpinë e guvernatorit në Indiana, dhe më pas gjatë viteve të presidencës Trump, ku ai ishte zëvendëspresident, ai jetoi në shtëpinë e zëvendëspresidentit në Washington.

Vendndodhja e tij nuk është bërë saktësisht publike  për arsye të sigurisë, pasi që në ditët e fundit të presidencës Trump, ai i ktheu shpinën presidentit si pasojë e vendimeve të pamatura që ai morri.

Gjatë trazirave të 6 janarit, kur ndodhi hyrja me dhunë në senat, disa nga protestuesit po bënin thirrje “Vareni Mike Pence” dhe po e kërkonin atë rreth e rrotull. Ai gjithashtu kishte marrë kërcënime për jetën e tij edhe para trazirës. /Lajmi.net/