Vetura godet këmbësorin, përfundon në gjendje të rëndë në QKUK
Një person është goditur nga vetura dje në fshatin Halabak të Podujevës.
Lajme
Siç njofton PK, viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Lluzhan pastaj është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK ku dhe vazhdon të kurohet.
Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës ku ngasësi humb kontrollin mbi veturë godet këmbësorin.
“Ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësori mashkull kosovar. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës ku ngasësi humb kontrollin mbi veturë godet këmbësorin duke i shkakton lëndime të rënda. Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Lluzhan pastaj është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK ku dhe vazhdon të kurohet. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton PK. /Lajmi.net/