Plagoset me thikë një person në Prizren

Një person është therur me thikë dje në Prizren.

Lajme

27/01/2021 08:40

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “William Walker”.

Siç njofton PK, viktima është dërguar për tretman në Spitalin e Prizrenit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku vazhdon kurimin e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton PK. /Lajmi.net/