Premierliga me lider të ri, Man City po shijon formën e jetës

Manchester City me shumë lehtësi ka arritur që ta mposhtë West Brom, me rezultat 5-0.

Sport

26/01/2021 23:06

I pari që zhbllokoi rezultatin e ndeshjes ishte Ilkay Gundogan 6’ duke shënuar pas asistimit të Joao Cancelos.

Cancelo tregoi se ishte në formë shumë të mirë, duke shënuar edhe ai një gol në minutën e 20-të.

Golat e tjerë u shënuan nga Gundogan 30’ përsëri dhe Riyad Mahrez 45’ e Raheem Sterling 57’.

Me këtë fitore, Citizens është e para në Premierligë me 41 pikë, një më shumë sesa përcjellësi më i afërt Manchester United./Lajmi.net/