Apple paralajmëron: Mbani iPhone 12 larg pajisjeve mjekësore, pacienti mund të vdes
Paralajmërimi pason nga studimi që zbuloi se iPhone mund të ndikoj keq tek pajisjet mjekësore të terapisë.
Auto & Tek
Apple ka lajmëruar të gjithë përdoruesit e iPhone se magnetet brenda iPhone 12 mund të shkaktojnë interferencë me pajisjet mjekësore si stimuluesi kardiak dhe defibrilatori, shkruan “Independent”.
Teknologjia magnetike që përdoret nga iPhone 12 lejon telefonin që të mbushet me karikues wireless, transmeton lajmi.net.
Mirëpo ky funksion i ri do të thotë se telefonat përmbajnë më shumë magnet se modelet e mëparshme. Apple ka paralajmëruar për fushën elektromagnetike që lirohet nga iPhone që shfaq rrezik të mundshëm për pajisjet mjekësore.
Për siguri të pacientit, telefoni duhet të rrijë të paktën 30 cm në largësi nga pajisjet mjekësore. Gjithashtu është vërejtur se orët digjitale që përdoren për të llogaritur distancën e vrapuar nuk funksionojnë nëse iPhone është në distancë më afër se 2.4 cm. /Lajmi.net/