Formacioni i mundshëm i Real Madrid ndaj Alaves, mungon lojtari kryesor i skuadrës

Alaves do të mirëpres në Estadio Mendizorrotza, Los Blancos për ndeshjen e sotme e cila fillon nga ora 21:00.

Sport

23/01/2021 14:37

Pas dy rezultateve negative, Real Madrid do të mundohet të kthehet në fitore pikërisht sonte në duelin me Alavesin.

Fillimisht humbja ndaj Athletic Bilbaos në gjysëmfinale të Superkupës së Spanjës, e më pas edhe eliminimi nga Copa del Rey ka ndikuar që presioni te Real Madrid të rritet, përcjell lajmi.net.

Alaves në anën tjetër, po luftojnë që të qëndrojnë në La Liga, duke u renditur kështu një pozitë më lartë sesa zona e rrezikshme me 19 pikë të grumbulluara pas 17 ndeshjeve.

Galaktikët në këtë ndeshje do të jenë pa kapitenin e tyre, Sergio Ramos, ndërsa lojtarët e tjerë që do të mungojnë janë: Dani Carvajal, Rodrygo, Nacho dhe Fede Valverde.

Gjithashtu, edhe trajneri Zinedine Zidane nuk do të jetë i pranishëm në stolin e Real Madrid për arsye se është infektuar me COVID-19.

Alaves: Pacheco; Navarro, Laguardia, Lejeune, Duarte; Mendez, Battaglia, Pina, Rioja; Joselu, Perez

Real Madrid: Courtois; Vazquez, Varane, Militao, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Hazard/Lajmi.net/