Rivdan Tahiri dhe Asim Gashi bëjnë thirrje për t’i dalë në ndihmë ish-luftëtarit Shpëtim Heta
Gashi dhe Tahiri kanë një thirrje për të gjithë qytetartët.
ShowBiz
Asim Gashi dhe Ridvan Tahiri kanë ndarë me ndjekësit në rrjetin social Facebook një video, përmes së cilës kërkojnë ndihmë për shërimin e ish-luftëtarit, Shpëtim Heta, shkruan lajmi.net.
Heta kishte qenë i plagosur gjatë luftës, ndërsa tani po vuan nga një sëmundje e rëndë, andaj gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Përmes videos sensibilizuese, këngëtari Asim Gashi iu drejtua qytetarëve me një lutje, ku kërkon që kushdo që ka mundësi të kontribuojë për shërimin e Hetës.
“Sonte unë dhe miku im Riki, jemi takuar për të bërë një thirrje për luftëtarin tonë, Shpëtim Hetën. Për ndryshe, Shpëtim Heta është një djalë që është edhe familjar, ka qenë i plagosur në luftën e UÇK-së, në luftën e Kosovës shumë rëndë. Por, për momentin gjendja shëndetësore e tij është shumë e rëndë. Ju kisha lut të gjithë ju që e ndiqni këtë video të kontribuoni në xhirollogarinë e tij”, tha Gashi.
Njësoj veproi edhe Rivdan Tahiri, i cili ndër të tjera tha “I ftoj të gjithë vullnetarët, njerëzit e vullnetit të mirë, aq sa munden me kontribu për shërimin e bashkëluftëtarit tonë, Shpëtim Heta, i cili vuan nga një sëmundje shumë e rëndë. Ne do t’i shfaqim edhe numrat e xhirollogarisë bankare në internet. Kushdo 1 euro, 2 euro, sa ka mundësi, të shpëtojmë një jetë, ia vlen”.
Bashkëngjitur me videon, janë edhe të dhënat se ku mund të ndihmohet për Shpëtimin.